Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe të pandehurve të tjerë.

Për Agustin Mesulin, Altin Doden, Sokol Idrizaj dhe Elda Idrizaj është kërkuar 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vjet.

Ndërkohë për  Florian Bakun dhe Egi Idrizaj 10 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 6 vite e 8 muaj.

Për Bora Idrizaj SPAK ka kerkuar 6 vite dhe me gjykim të shkurtuar 5 vite burg dhe 6 vite për Vangjush Kasharen dhe Tomor Barutin, por me gjykim të shkurtuar dënimi shkon në 4 vite.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona që dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re