48-vjeçari Saimir Gjepali ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, me qëllim drejt Italisë, ku ishte dënuar me më shumë se 24 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjapali është një personazh i njohur i botës së krimit në zonën e Shijakut dhe Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në verën e 2020-tës.

Ai u përfol dhe si anëtar i bandës së grupit të Avdylajve, që operonin në zonën e Shijakut dhe Durrësit, si dhe ka qenë objekt i OFL-së.

Njoftimi i policisë:  

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re