Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me vendim të formës së prerë, Sokol Boden, ish-shefin e Policisë së Dhërmiut me 8 vjet burg, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

 

 

Ai u dënua me 12 vite por që iu konvertua në 8 vjet heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar. Bode akuzohet për trafik narkotikësh pasi u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

 

 

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.

 

 

Ata u arrestuan nga policia Italiane teksa po tentonin të kalonin një sasi të madhe narkotikësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re