17-vjeçarja që ishte pjesë e të miturave që prostituonin përmes tutores shqiptare “Lorela”, e konsideruar të pafajshme këtë të fundit. Ajo deklaroi se ishte zgjedhja e saj të bëntë këtë ‘punë’ dhe 31-vjeçarja shqiptare nuk e ka detyruar.

“Ajo është e pafajshme. Unë u shoqërova me të, ajo nuk më përfshiu. Thjesht donte të më pengonte nga e gjithë kjo”, deklaroi ajo, duke bërë fajtor një 26-vjeçarin e arrestuar një ditë më parë.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas saj, ai i “tradhëtoi” të miturat duke i mashtruar se po iu bënte foto për të gjetur “klientë”, por edhe i publikoi ato në rrjete sociale, pa dijeninë e tyre.

“Duhet të ishin të tjerë brenda dhe nuk janë. 26-vjeçari që u kap dje duhet të ishte brenda pasi është marrë me vajza të vogla 14 dhe 15 vjeç, jo 31-vjeçarja. Unë i njoh këto vajza, i ka shfrytëzuar për para. Dikur merrja 150 euro. Është gënjeshtër që kam qenë viktimë e tutorëve. Askush nuk më futi në punë, e bëra vetë ”, shtoi 17-vjeçarja.

Sipas saj, policia po arreston persona të pafajshëm dhe jo tutorët e vërtetë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re