Skip to content

Pjesë e “Shqiponjave” prej dy vitesh dhe i martuar rreth 1 muaj më parë, nesër i jepet lamtumira e fundit efektivit Novruz Cenalia që u vra me plumb në kokë

novruz cenalia2

Nesër (15 Maj) do t’i jepet lamtumira e fundit efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, i cili u qëllua për vdekje me plumb në kokë nga 23-vjeçari Asllan Mernica alias Azgan Mernica.

28-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 11:00 në fshatin Baltëz të Fierit, aty ku edhe ndodhi krimi i rëndë.

Novruz Cenalia ishte prej 2 vitesh pjesë e Forcave Shqiponja dhe mësohet se kishte rreth 1 muaj i martuar.

 

“”