Është zbardhur dëshmia e 40-vjeçares Alma Kaçi që ishte pjesë e skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit.

Sipas burimeve për Panorama TV, Kaçi ka deklaruar se ka pasur një lidhje me Safet Gjicin dhe kishte edhe një projekt për qentë.

Ajo tha se në takimin e parë Gjici e kishte ngacmuar seksualisht, ndërsa më pas marrëdhënien e kishte kryer me dëshirë dhe kishte vendosur ta filmonte.

“Kisha një projekt të merresha me qentë. Kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai më ngacmoi seksualisht, ndërsa në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë por  vendosa ta filmoj”, është shprehur Kaçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re