Gjykata Kushtutuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të ekstradimit të Gentian Manajt drejt Italisë.

Gjykata e Lartë vendosi ekstradimin në Itali Manajt, i cilësuar si kreu i ‘Los Blancos’, që merrej me trafikimin e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës por Kushtetuesja mori vendimin që çështja të dërgohej për rishqyrtim.

Ai është arrestuar më herët pasi dyshohet se është pjesë e një karteli shqiptar që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika Latine drejt Evropës.

35-vjeçari Manaj i njohur edhe me emrin Myzafer, u arrestua në 15 Shtator në kryeqytet, në sajë të një operacioni ndërkombëtar droge të koduar Los Blancos. Ai u prangos pas një urdhri ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali, pasi gjykata e Firences kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë  “arrest me burg”.

Drejtësia italiane e akuzon Manaj për “organizatë kriminale” dhe “trafik ndërkombëtar droge”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko