Pjesë e tavolinës së negociatave, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje palëve politike që ka ardhur koha të nxjerrin emrat e kandidatëve për Presidentin e ri.

Gjatë një deklarate për mediat në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, Idrizi theksoi se presidenti duhet të jetë një figurë me integritet të lartë dhe e eksperiencë të madhe në politikë duke qëndruar mbi palët. Gjithashtu Idrizi i bëri thirrje të gjitha palëve politike të bashkohen dhe të nxjerrin një emër të unifikuar që të përfaqësojë shqiptarët.

Theksuar që presidenti i Republikës duhet të jetë mbi palët që të jetë unitet i kombit madje është detyrim Kushtetues, për mënyrën si zgjidhet ai në 3 raundet e para konsensual, Kushtetuta shërben për të zgjidhur krizën parlamentare. Duhet të jetë një person thellësisht me eksperiencë politike që përfaqëson unitetin e kombit. Një president që mbart pjesën tjetër të konsensusit do ta luante shumë mirë balancën politike.

Ne kemi vullnet të mirë për ta diskutuar, nuk do të kemi president që të zgjidhet në mënyrë të njëanshme, ramë dakord për të zgjedhur një president të mirë. Duhet të identifikojmë kandidaturat, sigurisht në këtë proces janë shumë palë dhe do ti ftoja të gjitha palët që të bashkohemi. Patëm dakordësi me PS që ka ardhur koha të flasin me emra konkret këtë duan shqiptarët mos e lëmë për në fund. Është përgjegjësia jonë që t’i japim shqiptarëve të shprehë unitetin e kombit. Përfaqëson Shqipërinë në takimet ndërkombëtare. Presidenti në këtë rast do të jetë shumë i rëndësishëm, i ftoj gjitha palët që të bashkohemi.

Sot patëm mirëkuptim dhe duhet të hymë konkretisht në emrat e kandidaturave. Kushtetuta na detyron që me konsensus të gjejmë dikë me konsensus dhe diskutimi i emrave aty do të kemi mundësinë të tregojmë nivelin tonë për t’iu dhënë shqiptarëve presidentin e duhur. Të hënën është takimi jonë i parë dhe do të kontaktohen të gjithë forcat politike”, tha Idrizi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re