Ish deputeti i PD, Arben Ristani deklaron se në Rrogozhinë ka pasur pjesëmarrje të lartë të votuesve në primaret e 6 marsit.

 

Ai theksoi se në përgjithësi votimi po shkon në rregull dhe është drejt përfundimit.

 

“Nga Rrogozhina kemi lajm të mirë se pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë. Kjo është demokracia në veprim në PD, larg vebndimmarrjeve në errësirë. Por demokratët me votë zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Rreth 400 vetë po shkojnë në votime sot në Rrogozhinë. Pata mundësinë të isha edhe në Vorë ku edhe atje kishte një pjesëmarrje të lartë. Ka një konkurrencë reale mes kandidatëve. Në përgjithësi votimi po shkon në rregull dhe është drejt përfundimit siç ishte parashikuar. Këtu ju mediat dhe publikut keni mundësinë të shihni demokracinë në veprim’, u shpreh Ristani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re