Pjesëmarrja në parlament, Berisha i kujton ndërkombëtarëve zgjedhjet mes Bashës dhe Ramën: Më erdhën në zyrë dhe më thanë ndalo numërimin, u thashë…

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një interviste të dhënë në emisionin “Noë” nga Erla Mëhilli, shprehu në mënyrë të qartë se do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme parlamentare.

Berisha iu kujtoi ambasadorëve të cilët kërkojnë mospjesëmarrjen e tij në parlament një moment nga numërimi i zgjedhjeve bashkikane në Tiranë mes Bashës dhe Ramës.

Sali Berisha: Mandati është i parlamentit të një vendi sovran dhe unë s’bëj asgjë tjetër me aktin tim se sa i nënshtohem sovraniteti, mandatit dhe dinjitetit tim.

Ke qenë në momentin kur po numëroheshin votat për Lulzim Bashën dhe Edi Ramës për bashkinë dhe në zyrën time erdhën një numër i madh ambasadorësh të huaj.

A mund ta ndërpresësh atë numërim më thanë. Unë u thashë se do ta ndërpres në momentin kur të hedhë në det sovranitetin e vendit tim. U dhashë një mesazh dhe u thashë që t’ia transportonin Edi Ramën. Ata ja transmetuan dhe turma që kishte rrethuar KQZ-në u shpërnda.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re