Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri ka dhënë një intervistë për emisionin “Të Pathënat” moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News ku nëpërmjet një lidhje “skype” ka folur mbi zhvilimet më të fundit në brenda partisë Demokratike.

Strazimri tha se procesi i votimit për krerët e degëve po ecte me ritme tepër të kënaqshme sa i përket pjesëmarrjes në votime pasi nënvizioi se në disa prej degëve ishite tejkaluar numri i personave që morën pjesë në referendumin e 18 dhjetorit ku u votua për shkarkimin e Bashës.

Ndërsa lidhur me mosnjohjen e ankimimit që Alibeaj kabërë ndaj vendimit të gjykatës për kuvendin e 11 dhjetorit, Strazimiri tha se ishte vetëm një përpjekje për tërheqjen zvarrë të procesit të bashkimit.

Strazimiri: Demokratët brenda 100ditëve janë angazhuar me votë të drejtëpërdrejtë plot 4 herë. Ka një kuvend të demokratëve në 11 dhjetor, ka një referendum.Votimet masive që po bëhen për krerët e degëve po bëjnë që të ketë një bashkim edhe më të madh të demokratëve. Në disaprej zonave ku dëeri më tani është votuar shifrat tregojnë për një tejkalim të votuesve të cilët morën pjesë në referendumin e 18 dhjetorit.

Pyetje: Debat për vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e datës 11 dhjetor, pse grupi i Rithemelimit stepet për të pritur vendimin e prerë?

Strazimiri: Para se gjykata e shkallës së parë të merrte vendimin të gjithë na thonin pse nuk prisni vendimin e gjykatës. Tashmë sërish na thonë të njëjtën gjë. Po tani të gjithëk ëta demokratë duhet të presin Alibeajn apo Alibashën të cilët mendojnë se mund të kryejnë tërheqje zvarrë nëpër gjykata? Paqja mes demokratëve vendoset në bazë të rregullave të miratuara në statutin e partisë Demokratike.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re