Referendumi në Maqedoni mund të konsiderohet i “dështuar” nga pikëpamja e pjesëmarrjes në të, rreth 40 përqind, pra pa e kaluar pragun e 50-përqindëshit.

Por zërat qeveritare thanë se edhe me kaq pjesëmarrje, marrëveshja me Greqinë për emrin e ri e ka marrë një farë legjitimiteti, e tani do jetë parlamenti që do vendos përfundimisht. Zv/kryeminstri Bujar Osmani, dha një shpjegim  të tillë cituar nga TCH.

“Sot kishim referendum konsultativ, për të marrë opinionin e shumicës së qytetarëve për marrëveshjen me Greqinë. Kjo dalje në votime që kishim sot, rreth 40%, i jep legjitimitet të plotë marrëveshjes me Greqinë”, tha Osmani.

Edhe kreyeparlamentari Talat Xhaferi, foli për sukses të referendumit, pavarësisht rezultatit të ulët të pjesëmarrjes.“Qytetarët vendosën për themelet e ardhshme të Maqedonisë. Qytetarët treguan se i përkasin familjes së madhe evropiane”, tha zyrtari i lartë shqiptar.

Por kryeministri Zaev ishte më i ftohtë dhe më realist, duke lënë një shteg dhe për zgjedhje të reja.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe ‘pro’ nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë ‘pro’ NATO-s dhe BE-së, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëherë duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”, tha Zaev.

Nga ana tjetër, lëvizja maqedonase “Për bojkot”, ka nisur të festojë në sheshe.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re