Skip to content

Pjesëmarrje e lartë në procesin e votimit për kryetarin e degës së PD-së në Durrës, kandidatët njëzëri: Nga ky proces dalim më të bashkuar!

Prej orës 8 të mëngjesit të sotëm vijon procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e degës së PD-së në Durrës.

Kreun e saj të ri do të zgjedhë sot edhe dega e Durrësit e Partisë Demokratike ndërmjet tri kandidatëve: Ardian Mukës, Igli Carës dhe Osman Stafës. Gjatë intervistave për mikrofonin e “Fax Neës” të tre kandidatët njëzëri kanë ftuar të gjithë anëtarësinë për të marrë pjesë në votime pasi vetëm në këtë mënyrë Partia Demokratike do të dalë më e bashkuar dhe e hapur nga ky proces.

Osman Stafa: Procesi ka shkuar pozitivisht, ka një pjesëmarrje të mirë. Demokratët nëpërmjet votës do të sjellin ndryshimin, gjithçka do të shkojë mirë deri në fund. Kandidatëve i uroj suksese unë i kam miq,. Ky proces do ti shërbejë demokratëve. Si cdo proces në Shqipëri ka pas probleme dhe shpresoj që këto probleme mos ndonjë në proces. Ka shumë vet që paraqiten dhe nuk e kanë emrin në listë por urojmë që ti japim fund këtyre problematikave. Unë jam i mendimit që procesi të vijojë normalisht, është mirë të respektohet vullneti i tyre.

Igli Cara: Procesi i votimit është normal, dhe ka një fluks të madh votuesish që tregon se ka një frymë dhe shpresë që PD do të bëhet. Për mua nuk ka as të humbur as fitues por do të zhvishet një drejtues sepse kundërshtar kemi vetëm Ramën dhe PS. Këto zgjedhje në PD do ta bëjnë këtë parti më të fortë. Deri tani mesa shoh unë nuk ka asnjë problematikë.

Ardian Muka: Kësaj radhe nga qendra jam përpjekur që të vendoset nj listë gjithë përfshirëse. Ka pasur raste të vogla që anëtarët nuk e kanë gjetur veten në listë por me siguri që këtë defekt të kësaj radhe do ta riparojmë. Votimi bëhet duke pasur emrin në listë ose kur ke kartën e anëtarësisë, kur vijnë të tjerë që skano emrin nuk janë lënë të votojnë. Kurse demokratët që nuk e kanë gjetur emrin në listë i kërkoj falje, sepse jemi në procese ristrukturimi dhe kërkon mirëkuptimin e miqve tanë dhe shumë shpejt këtë proces do ta bëjmë në mënyrë dixhitale. Kjo është shprehja maksimale e demorkacisë me një anëtar një votë ku cdo anëtar zgjedh më të mirin. Mundësitë për tu shprehur janë të gjitha dhe ky është një proces bashkues dhe ne do të na nxjerr m,ë të fortë në betejat e radhës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb