Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale për procesin e votimit në zgjedhjet për kryetarin e PD-së, duke e cilësuar pjesëmarrjen të ulët dhe procesin jo përfaqësues.
Sipas të dhënave që ai ka publikuar, deri në mbylljen e procesit në orën 18:00 në degët qendër qarku kanë marrë pjesë gjithsej 3,885 votues në të gjithë vendin.
Shifrat e ndara sipas qarqeve janë: Tiranë 1,072, Durrës 321, Kukës 370, Korçë 165, Dibër 194, Lezhë 345, Elbasan 256, Berat 141, Vlorë 210, Gjirokastër 120, Fier 220 dhe Shkodër 471.
Salianji ka komentuar gjithashtu edhe vendimin për shtyrjen e orarit të votimit në disa degë të mëdha deri në orën 19:00, duke e cilësuar të panevojshëm, në një proces ku sipas tij pjesëmarrja ka qenë e ulët.
