Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Rinisë Bora Muzhaqi për vjedhjen e taksave të shqiptarëve.

Teksa i referohet raportit të KLSH, Caka thotë se janë vjedhur mbi 1 miliardë lekë në vit nga taksat e shqiptarëve.

“Kjo Ministri u krijua me qëllim që të krijohet një treg dhe punë e mirëpaguar për të rinjtë dhe një fuqi e re në funksion të zhvillimit ekonomik, por realiteti i trishtë i largimit masiv të përditshëm të të rinjve shqiptarë tregon të kundërtën”, shprehet Caka.

Deklarata e plotë

Mbi 1 miliardë lekë në vit nga taksat e shqiptarëve, janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij vetëm në Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, drejtuar nga Bora Muzhaqi.

Raporti tematik i Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë Ministri, ka konstatuar një fakt shumë të rëndë për taksapaguesit shqiptarë dhe veçanërisht për të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve në Shqipëri.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve nuk ekziston, por në të vërtetë kjo ministri merr nga buxheti i shtetit mbi 1 miliardë lekë buxhet çdo vit.

Kjo Ministri u krijua me qëllim që të krijohet një treg dhe punë e mirëpaguar për të rinjtë dhe një fuqi e re në funksion të zhvillimit ekonomik, por realiteti i trishtë i largimit masiv të përditshëm të të rinjve shqiptarë tregon të kundërtën.

Nga auditimi u konstatua se nga Ministria nuk janë ndërmarrë hapa për zhvillimin e kompetencave të rëndësishme për hartimin dhe publikimin e raporteve të vlerësimit mbi situatën e të rinjve, zbatimin e politikave dhe veprimtarive rinore, si dhe nuk janë monitoruar standardet për ndërtimin e hapësirave rinore të sigurta dhe të aksesueshme për të rinjtë.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, nuk ka hartuar, zhvilluar dhe monitoruar politikat, për marrjen e masave për të siguruar jetesën dhe zhvillimin e fëmijës; sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës.

Largimi i të rinjve shqiptarë është pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe shpërblimit të një rrethi njerëzish, të cilët nuk kanë në fokus të punës së tyre zhvillimin e Shqipërisë.

Qeveria e skandaleve të shumëllojshme, ku mbizotëron korrupsioni dhe skandalet seksuale, vjedh edhe fëmijët e të rinjtë nëpërmjet një Ministrie që shërben vetëm si qokë për Borën dhe shoqet e saj, ndërkohë që Shqipëria fatkeqësisht plaket çdo ditë e më shumë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re