Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit të vendit nga arratia, Arben Ahmetaj.

Tedi Blushi shkruan se Ahmetajt i janë bllokuar nga SPAK llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës.

Ndërsa ngre pikëpyetje se pse për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen.

“Drejtësia e Re i ka bllokuar Arben Ahmetajt llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës, por si shpjegohet që për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen, madje duke i hequr fondet arsimit?!”, shkruan Blushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re