Partia e Lirisë ka vazhduar të monitorojë punën e inceneratorit të Tiranës dhe sot deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se deri në mesnatën e së enjtes, mbetjet në këtë incenerator, as nuk diferencohen dhe as nuk riciklohen, por vetëm groposen.

 

Sipas Kryemadhit, ky akt përbën shkelje ligjore, pasi qytetarët paguajnë 29 euro për çdo ton mbetje.

 

MONIKA KRYEMADHI

 

DEPUTETE, PARTIA E LIRISE

 

“Diferencimi i mbetjeve në burim është përgjegjësi ligjore e bashkisë. I gjithë procesi monitorohet nga bashkia dhe nëse nuk zbatohet gjobitet nga kryetari i bashkisë.

 

Sipas kontratës dhe kushteve të lejes mjedisore për landfillin e mbetjeve, të gjitha mbetjet duhet të diferencohen më parë në letër, karton, qelq, elektronikë, metale dhe pjesa tjetër e mbetjeve që nuk mund të diferencohen dërgohen në landfill në pritje të incenerimit.”

 

Një tjetër shkelje që Kryemadhi ka vënë në dukje është groposja e mbetjeve në landfillin e vjetër të Sharrës, i cili duhet të ishte mbyllur.

 

 

“Më e pakta që mund të bëjnë për qytetarët shqiptarë për moralin e tyre, njerëzor, politik dhe juridik është të ndalojnë pagesat. Këto 54 milionë dollarë kanë shkuar deri tashmë në një kompani ku pronarët e saj janë në kërkim nga drejtësia shqiptare. “

 

Prej kohësh, Partia e Lirisë dhe e gjithë opozita kërkon nga prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbardhje të së vërtetës për inceneratorin e Tiranës, por deri më sot SPAKU ende nuk ka dalë me konkluzione në lidhje me këtë incenerator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re