Ministrja Punës në Austri, Christine Aschbacher, dha dorëheqjen pas akuzave se ajo kishte plagjiarizuar një pjesë të punimit të saj universitar, por mohoi çdo keqbërje dhe tha se po largohej për të mbrojtur familjen e saj.

Aschbacher, një anëtare e Partisë Popullore Austriake konservatore që udhëheq qeverinë e koalicionit, thuhet se kopjoi të paktën një të pestën e disertacionit të saj të doktoratës nga burime të tjera, sipas akademikut Stefan Weber, i cili është i specializuar n ë zbulimin e plagjiaturës.

“Për fat të keq, armiqësia dhe fyerjet nuk më rëndojnë vetëm mua por edhe fëmijët e mi. Unë nuk mund të lejoj që diçka e tillë të vazhdojë dhe duhet të mbroj familjen time. Për atë arsye, unë jam duke dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë,” tha ajo

Kancelari Sebastian Kurz falënderoi Aschbacher për punën e saj dhe tha se ia pranoi vendimin e dorëheqjes. Të dielën, ai emëroi studiuesin ekonomik Martin Kocher si ministrin e ri.

Sipas Weber, Aschbacher mori të paktën një të pestën e disertacionit të saj, të titulluar “Krijimi i stilit të lidershipit për ndërmarrjet inovative”, nga burime të tjera.

Ndër të tjera, ajo përktheu një artikull nga revista Forbes nga anglishtja, duke përsëritur pretendimin e autorit origjinal se ajo vetë ka punuar “me qindra ekipe”, raporton Reuters.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re