Një ngjarje e rëndë tronditi banorët në zonën e Freskut në kryeqytet këtë të mërkurë. Nipi plagosi me thikë gjyshërit e tij, pas një konflikti.
 
Sipas policisë, 19 vjecari i ka kërkuar gjyshërve, Hajrie e Shaban Agai, 2 mije leke te vjetra, por këta të fundit kanë refuzuar. Ai tentoi t’ua marre paratë me dhune, por ka hasur ne rezistencën e te moshuarve. Ne kete moment ai ka nxjerr nje thike dhe i ka goditur, duke i lëne te dy te plagosur. I riu ka mbyllur gjyshin ne nje dhome me celes e pasi ka dale jashtë shtëpisë, duke iu drejtuar  nje banke aty pranë me thike ne dore ka hyre brenda. Beniamin Kaso u ka thëne punonjësve se kishte vrare gjyshin e gjyshen, duke kërkuar te lajmërohej policia.
 
Sipas policisë gjyshja e gjakosur ka mundur te dale jashtë, duke u përpjekur t’i marre çelësat nipit.
 
Me pas banore te zonës u kane dhëne ndihmën e pare te moshuarve, duke i transportuar ne spital. Ata ndodhen jashtë rrezikun per jetën. 19-vjecari Benjamin Kaso, është arrestuar nga policia dhe po merret ne pyetje per ngjarjen.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re