Home SHQIPERIA Plagosen katër persona në Laprakë

Plagosen katër persona në Laprakë

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbrëmjen e se premtes ne Tirane. 4 persona janë plagosur pas nje konflikti te ndodhur ne rrugën “Gjergj Legisi” ne Laprake.
 
Sherri midis te plagosurve dhe autoreve ka nisur ne lokalin e shtetasit Arben Seferi, i cili dyshohet se është edhe autori i cili ka qëlluar mbi katër te dëmtuarit.
 
Ai është shpallur ne kërkim nga uniformat blu te Tiranës, se bashku me nje person tjeter. Sipas burimeve te policisë, autori dhe te plagosurit ishin përfshire ne nje konflikt te enjten, dhe takimi i zhvilluar nje dite me pas, ka ndodhur per te sqaruar ngjarjen, e cili rezultoi me plagosjen e 4 personave.
 
Shtetasit e plagosur jane dërguar menjëherë ne spitalin e Traumës, ku jane jashte rrezikut per jetën.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë