Një 25 vjeçar është arrestuar në flagrancë dhe një përson tjetër është shpallur në kërkim nga ana e policisë së Pogradecit.

 

Sipas policisë, 25 vjeçari i arrestuar është me inicialet A.H., 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim në shtetasi S.S., 24 vjeç, banues në Pogradec.

 

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me sende të forta, në fshatin Buçimas, shtetasin R.Ç., 21 vjeç, të cilit i kanë thyer edhe xhamat e automjetit të tij tip “Benz”.

 

21 vjeçari aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e shtetasit S.S..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re