Dy minator kanë mbetur të plagosur mesditën e kësaj të marte në minierën e Bulqizës.

 

Minatorët Selim Zeneli 50 vjeç dhe Mentor Gjeta 31 vjeç, mësohet se kanë qenë në frontin e punës në nivelin 17 të minierës, teksa janë goditur nga një masiv gurësh.

 

Kanë qenë kolegët e tyre që kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre jashtë dhe transportimin për në spitalin e Bulqizës. Blutë e bardha të këtij spitali iu kanë dhënë ndihmën e parë.

 

Ndërkaq, sipas mjekëve të këtij spitali 50 vjeçari Selim Zeneli është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 31 vjeçari Mentor Gjeta është transportuar në spitalin Rajonal të Peshkopisë me autoambulancë.

 

Policia dhe grupi hetrimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të plagosjes së dy minatorëve.

 

Aksidentet në minjerën e Bulqizës janë bërë të shpeshta ku në shumë raste, ato kanë qenë me humbje në jetë njerëzore.

 

je.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re