Skip to content

Plagoset i riu në Elbasan

Një 23 vjeçar mbeti  i plagosur nga një atentat mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Cërrikut rreth orës 19:45, ndërsa i plagosuri është Raif Çaushllari 23 vjeç, pronar i një servisi.  Sipas policisë, i riu mori një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Burime nga policia bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen, por autori i krimit ende nuk është identifikuar.