Një plagosje me armë zjarri ka tronditur Kuçovën pak para mesnate, kur është qëlluar me disa plumba 24-vjeçari Denald Gryshmi.

 

Krimi ndodhi pas një konflikti që i riu kishte me 4 persona të tjerë. Për pasojë përplasja është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve, duke lënë të plagosur rëndë Gryshmin.

 

24-vjeçari fillimisht është dërguar në spitalin e Beratit, por për shkak se ndodhej në gjendje kritike për jetën, është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Autor të kësaj ngjarjeje dyshohen 4 të rinjtë që policia i ka identifikuar dhe i ka shpallur në kërkim.

 

Ata janë Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku.

 

Sipas burimeve, konflikti mes të rinjve ka nisur përpara disa ditësh për motive të dobëta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re