Skip to content

Plagoset me armë një person në Shkodër

SHKODËR- Një person ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës. Paraprakisht dyshohet se është plagosur me armë zjarri, por vetë personi, nuk ka dhënë asnjë sqarim për grupin hetimor.

Burime spitalore konfirmojnë se i plagosuri është futur në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Lajmi në përditësim..