Një shtetas shqiptar, 51 vjeç është qëlluar me armë zjarri në portin e Paxos mbrëmjen e së mërkurës.

 

51 vjeçari është plagosur rëndë, dhe sipas mediave greke ndodhet i shtruar në spitalin e Janinës, ku është transferuar nga Qendra Shëndetësore e ishullit.

 

Raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

51 vjeçari është gjetur i plagosur në portin e Lakkës, ndërsa autori mbetet i panjohur.

 

Mediat greke shkruajnë se, në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë okularë. Disa fqinjë kanë dëgjuar të shtënat dhe m ë pas kanë njoftuar rojet bregdetare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re