Një 35-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte 35-vjeçari me iniciale A. M..
Pas ndihmës së parë mjekësore, i iu është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
Ndërkohë është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.