Një 35-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së hënës në Fushë Mamurras. Policia njofton se ngjarja është regjistruar pranë banesës së 35-vjeçarit. Ky i fundit ndodhet në në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, 35-vjeçari është shprehur se nuk ka mundur të identifikojë autorit, kjo për shkak të errësirës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re