Një 43-vjeçar është plagosur me thikë këtë të martë në Sarandë.

 

 

Policia bën me dije se ai është qëlluar nga një 38-vjeçar për motive të dobëta.

 

 

I plagosur është dërguar në spital ndërsa autori që u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes është shpallur në kërkim nga Policia.

 

 

Sarandë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari.

Vijon intesivisht puna për kapjen e tij.

Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re