Një 69 vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me thikë një 48 vjeçare në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kamber Shevroja”, ku 69 vjeçari ka sulmuar me thikë gruan pas një konflikti për motive të dobëta.

48 vjeçarja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori përdori. Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re