Skip to content

Plagoset me thikë 55-vjeçari në Fier

Petraq Gjika, 55 vjeç është plagosur me thikë këtë të mërkurë në qytetin e Fierit.

 

Sipas raportimeve bëhet e ditur se plagosja e tij ka ndodhur pranë vendit të tij të punës, në zonën e quajtur Grecalli, nga persona ende të paidentifikuar.

 

Gjika ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, në bark dhe në fyt, aktualisht ndodhet në urgjencën e Spitalit të Fierit.

 

Ndërkaq po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.