Skip to content

Plagoset me thikë një 35 vjeçar në autostradën “Tiranë-Durrës”, vijon puna për identifikimin e autorit! Si paraqitet gjendja e të riut

Një 35 vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme teksa po udhëtonte të autostradën “Tiranë-Durrës”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, kur një person i paidentifikuar ka goditur me thikë shtetasin L.Sh.

Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, vijon puna për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.