Home SHQIPERIA Plagoset me thikë polici në Kamzë

Plagoset me thikë polici në Kamzë

0

 
Efektivi i komisariatit nr 5 ne Kamze Zef Prendi u qellua me thike gjatë orarit të shërbimit. Punonjësi i policisë po patrullonte ne zone duke lëvizur ne këmbe ne bulevardin blu, së bashku me nje koleg,  kur u sulmua nga nje person.
 
Fatmirësisht plaga që mori poshtë qafës nuk i rrezikon jetën, ndërsa pas pak minutash uniformat blu vunë ne pranga edhe autorin e ngjarjes.
 
Ai është Ramadan Marku 20 vjeç, banues ne Kamze. Mësohet se i riu gjatë marrjes ne pyetje ka shfaqur simptomat e depresionit, ndërsa nuk ka thëne asgjë per motivet e sulmit.