Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj është plagosur me thikë.

“Abc News” raporton se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës.

Autori i ngjarjes nuk është identifikuar, kjo pasi Admir Mulaj nuk ka bashkëpunuar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës. Mulaj është biznesmen në fushën e ndërtimit në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re