Plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në zonën e Farkës në Tiranë, ku Mulaj ishte duke kryer vrap.

Nuk dihet se pse Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për rastin në fjalë, ndërsa burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende.

Burimet saktësojnë se Mulaj nuk ka bashkëpunuar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës.

Mësohet se agresori e ka qëlluar Mulajn me thikë në pjesën e barkut, dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Admit Mulaj është ndërtues dhe ka një kompani që merret kryesisht me ndërtimin e pallateve në kryeqytet, ndërsa dhe më herët ka pasur konflikte me disa biznesmenë të tjerë.

Mulaj është denoncuar si përfshirë në një skemë mashtrimi, nga një biznesmeni nga Vlora, Eduard Dauti, i cili pretendon se ka paguar shumën prej 241 mijë e 600 euro, por nuk e ka marrë apartamentin.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re