Ilustruese
Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë, pasi në bashkëpunim me njër tjetrin kanë plagosur shtetasin M. N., 39-vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen Uznovë të qytetit dhe si pasojë e konfliktit u dëmtua rëndë në kokë39-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë: Berat
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç, pasi në lagjen Uznovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur shtetasin M. N., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.



