Një minator ka mbetur i plagosur paraditen e së enjtes në një nga galeritë e minierës së Bulqizës. Aksidenti ndodhi në një nga galeritë private në zonën e Martaneshit. Minatori 48 vjeçar Besnik Palamani, ka qene duke transportuar vagonin me krom, kur ky i fundit ka dalë nga shinat dhe e ka zëne poshtë. Kolegët e tij kanë bërë të mundur nxjerrjen në sipërfaqe. Për shkak të plagëve të marra, ai është raportuar me helikopter ne Tirane, për mjekim më të specializuar.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re