Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen që ndodhi sot në Durrës. Ngjarja ndodhi orës 19:20 tek Stacioni i Trenit.

Ardit Buçpapaj, autori i dyshuar dhe i shpallur në kërkim për plagosjen e 25-vjeçarit Arbër Tivari, rezulton person me precedent penal. Buçpapaj rezulton i dënuar me 2 vjet burg për arme mbajte pa leje, ndërkohë që mësohet se është dënuar më 20 janar të vitit të kaluar.

Ardit Buçpapaj në dokumente zyrtarisht figuron me emrin Alket Buçpapaj. Konflikti sipas dëshmitarëve ka nisur pasi kanë përplasur lehtë automjetet me njëri-tjetrin. Njëri nga të dëmtuarit i ka kërkuar lekët, dhe në momentin që pala tjetër nuk ka pranuar, janë përplasur me armë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re