Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet se plagosi babanë e tij me armë të modifikuar pas një konflikti në familje.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Mbrostar Ura. I riu me iniciale J. Z., dyshohet se qëlloi të atin në këmbë pas një konflikti me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari me iniciale N. Z., është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi babanë e tij, me një armë të modifikuar, pas një konflikti në familje, kapet 23-vjeçari.

Sekuestrohet arma e modifikuar si armë sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko