KORÇË– Dorëzohet në Polici Aleko Myrtollari, autori, i cili dyshohet se plagosi me thikë bashkëshorten e tij Manjola Myrtollarin. Pas krimit, autori u arratis, ndërsa bashkëshortja e tij është transportuar me urgjencë drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se çifti jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tiranë për të jetuar në Korçë.

Sipas informacioneve thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh. Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar me thikë disa herë bashkëshorten./n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re