Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit ku është vetëvarur i dënuari Astrit Pukameta, i akuzuar për kanosje, plagosje të rënde dhe heqje të lirisë.

Atij i është dhënë ndihma e parë nga gardianet e burgut dhe ka shkuar me shenja jete në spital, aty ku ndërroi edhe jetë.

Pukameta u vendos në pranga pak ditë më parë në lidhje me ngjarjen në Kavajë ku plagosi 2 persona dhe kërcënoi me djegie dy të tjerë.

Dinamika e ngjarjes:

Burime bëjnë me dije se në rrugën dytësore, në afërsi të mbikalimit, shtetasi Astrit Pukameta është konfliktuar me shtetasit V. K. dhe I. M. dhe i ka spërkatur me naftë, duke tentuar ti djegë.

Pas konfliktit me këta të dy, ka shkuar në një dyqan ku është konfliktuar dhe me shitësin e dyqanit, shtetasin Bardhyl Petja, dhe e ka plagosur me thikë.

Në afërsi të dyqanit, nën kërcënimin e thikës, ka marrë peng shtetasin Arjan Shau bashkë me makinën e tij, dhe është larguar në drejtim të Rrogozhinës.

Në fshatin Lekaj, shtetasi Arjan Shau, ka tentuar të devijojë makinën, dhe është futur në parkimin e një karburanti, dhe shtetasi Astrit Pukameka e ka plagosur me thikë.

Pasi kanë dalë nga makina, është afruar te vendqëndrimi i punonjësit të karburantit, i ka marrë shumën e xhiros ditore, dhe në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka kërcënuar se do digjte karburantin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re