Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Hysen Pici, i arrestuar disa ditë më parë, për kundërshtimin e punonjësve të policisë, dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Pici është shprehur se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq ndaj efektivëve, por është trembur teksa ata i kanë kërkuar të ndalonte, pasi kishte armë me vete në makinë.

Dëshmia e Picit: Më vjen shumë keq për gjithçka ndodhi. E di që bëra gabim që u futa kundravajtje, por s’kishte makina dhe mendova t’i bija shkurt. Në këtë moment më dolën policia përpara. Më kapi paniku sepse kisha armë me vete dhe tentova të largohesha me qëllim mos të më kapnin me pistoletë. Më vjen keq edhe për efektivin e lënduar, nuk doja ta godisja. Kam qenë vetëm në makinë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re