Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

vijon….

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re