Skip to content

Plagosi fqinjin në Korçë/ Identifikohet autori, ja kush është i lënduari

Një konflikt i momentit mes dy fqinjëve ka agravuar në përdorimin e thikës, ku një person ka mbetur i plagosur.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Demokracia.

 

Vizion Plus mëson se Niko Prifti është autori që plagosi me thikë fqinjin e tij, Rustem Zeqiri ose (Beqiri).

 

I plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

 

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.