Skip to content

Plagosi me armë 44-vjeçarin pas sherrit për traun para hotelit, pranga të riut lezhjan (Emri)

arrestim

LEZHA– Një 26-vjeçar është bërë në pranga nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për plagosje me armë. Mësohet se pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta, Dorosamento Gjeta, 26 vjeç, banues në Lezhë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit A.D, 44 vjeç.

I plagosuri i cili ka marrë një plumb në këmbë, u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen, është proceduar në gjendje të lirë edhe vëllai i të plagosurit, 42-vjeçari me inicialet A.D, dhe një 49-vjeçar B.B.

Sipas informacioneve nga policia e Lezhës, shkak për konfliktin është bërë vendosja e një trau në rrugë, i cili bllokonte kalimin.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

INFORMACIONI I POLICISEPolicia e Lezhës ka njoftuar per nje konflikt te ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. 44 vjeç.

Më datë 01.05.2018, nga specialistët e Sektorit kundër krimeve të rënda, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Dorosamento Gjeta, 26 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit” “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga nenet 278/4 dhe 88 të Kodit Penal.

Janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Dëmtime të tjera me dashje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Proçedimi penal i tyre u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, pasditën e djeshme shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti, ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç (vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Dorosamento Gjeta, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)