Gjykata e Milanos ka lënë në burg 45-vjeçarin shqiptar Minako M., i cili plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres së tij pak ditë më parë.

Sipas mediave italiane, shqiptari me profesion shoferi kamioni, do të qëndrojë në burg me akuzën e tentativës për vrasje dhe posedim mallrash të vjedhura.

Policia ka rindërtuar të gjithë skenën e ngjarjes së rëndë dhe thuhet së shqiptari sulmoi partneren e tij, një grua ukrainase, gjatë një mosmarrëveshjeje të dhunshme në familje.

Kur shqiptari ka goditur partneren ka ndërdyrë fëmija i vogël i saj, një djalë 15-vjeçar, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tij nga dhuna. Në pamundësi për të ndaluar sulmin, i riu ka telefonua vëllain e tij të madh, 18 vjeç, i cili në atë moment ndodhej jashtë shtëpisë me disa shokë.

Kur djali i madh është kthyer në banesë i shoqëruar nga katër shokë, situata ka degraduar. Mësohet se Minako M., i tërbuar, ka kapur armën dhe ka qëlluar të riun, duke e goditur në qafë.

Arma e përdorur, siç rezultoi nga hetimet, ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo, në provincën e Modena-s, për këtë arsye burri do të duhet të përgjigjet edhe për krimin e posedimit të mallrave të vjedhura.

Menjëherë pas ngjarjes, djali është transportuar me urgjencë në spitalin Niguarda, dhe i është nënshtruar një operacioni delikat. Gjendja e tij ka mbetur kritike edhe në orët në vijim, por fatmirësisht pas operacionit mjekët tha se ai ka shënuar një përmirësim të lehtë.

Aktualisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Pavarësisht përmirësimit të gjendjes së djalit, akuza ndaj Minako M. mbetet ajo e tentativës për vrasje. Të shtëna me armë zjarri në qafë mund ta kishte vrarë viktimën, sipas asaj që raportuan ekspertët.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re