
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e policisë Lutfi Gjyla, i cili plagosi Myrteza Likën pak ditë më parë në zonën e Kombinatit, me të cilin ishte duke konsumuar alkool.
Burime bëjnë me dije se Gjyla është shprehur në sallën e gjyqit se arma i ishte shkrepur padashje.
Në momentin e arrestimit, Gjyla ka qenë në gjendje të dehur, bëjnë me dije burimet për Faxweb.al.
Gjendja e qytetarit të plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
Gjyli mbante detyrën e inspektorit të policisë në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



