ELBASAN- Kur kanë kaluar 20 ditë nga plagosja me armë zjarri në lagjen “1 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për ngjarjen.

Në pranga është vënë shtetasi Juxhino Seferi, 22 vjec, pasi më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “1 Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xhulio Rusta dhe më pas është larguar me një automjet.

INFORMACIONI I POLICISENë vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Juxhino Seferi, 22 vjec, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “1 Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xhulio Rusta dhe më pas është larguar me një automjet.

Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit:

Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re