Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12-vite burg 71-vjeçari, Gjergj Gjini i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjini.
Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hil Gjini po dërgonte fëmijet në shkollë, u qëllua me armë nga fqinji sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip “Benz”.
Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor të moshuarin për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kanosja”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
