Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Edmond Abazi, i njohur me pseudonimin “Monçja”. Abazi akuzohet se dy ditë më parë, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, ka plagosur me thikë 26-vjecarin Enkel Dano.

Ky i fundit ka marrë plagë me thikë në fundshpinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas mjekimit të marrë. Edmond Abazi i njohur me pseudonimin “Moncja”, rezulton person me precedentë penalë për “plagosje e rëndë me dashje”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Ndërsa Enkel Dano rezulton person me precedentë penalë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re